Atletët e Kosovës kanë nisur garimin në Kampionatin Ballkanik U20 në palestër që sot po mbahet në Beograd.
Tashmë garën e ka përfunduar Sara Susuri, që garoi në vrapim 60 metra. Ajo u rendit e gjashta në bateri prej shtatë vrapueseve që ishin gjithsejtë.
Kishte kohë prej 8.15 sekonda dhe nuk avancoi tutje. Te rezultatet zyrtare është shkruar se Susuri ka prezantuar Kosovën. Por nuk ka më shumë informata nga Federata e Atletikës e Kosovës, që ka zgjedhur heshtjen deri në fund të aktivitetit. Është hera e parë që sportistë të Kosovës garojnë në ngjarje ndërkombëtare në territorin e Serbisë.