Sport
Atl.Madrid – Milan, Liverpool – Porto dhe Sheriff Tiraspol – Real Madrid, formacionet startuese
Demokracia
19:45 | 24 Nëntor 2021

Share:

Janë bërë publike formacionet zyrtare të tri ndeshjeve të tjera të zjarrta në Ligën e Kampionëve.

Ndeshje shumë interesante na pret në kryeqendrën e Spanjës në Madrid, me Atletikon që i bën “konak” Milanit në kuadër të Grupit B.

“Rossonerët” me shumë pak gjasa për kualifikim tutje, dëshirojnë t’i hakmerren madrilenëve për humbjen në “San Siro”. Atletico në anën tjetër vetëm fitorja i mban në lojë.

Atletico Madrid: Oblak, Gimenez, De Paul, Koke, Griezmann, Luis Suarez, Lemar, Llorente, Saviq, Carrasco, Hermoso

Milan: Tatarusanu, Tonali, Giroud, Diaz, Romagnoli, Hernandez, Kalulu, Kjaer, Kruniq, Saelemaekers, Kessie

Në të njëjtin grup, sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër ndërmjet Liverpoolit dhe Portos.

“Të Kuqtë” në “Anfield” mirëpresin skuadrën portugeze e cila kërkon fitoren për t’i rritur gjasat për kualifikim në raundin tjetër të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

Liverpool: Alisson, Wiliams, Matip, Konate, Tsimikas, Morton, Thiago, Chamberlain, Mane, Salah, Minamino

Porto: Costa, Mario, Mbemba, Pepe, Zaidu, Uribe, Oliveira, Otavio, Diaz, Taremi, Evanilson

Sheriff Tiraspol – Real Madrid është sfida tjetër e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Moldavët që kanë befasuar të gjithë për të mirë këtë edicion presin “mbretërit” për t’i befasuar.

Të besuarit e trajnerit, Carlo Ancelotti janë të vetëdijshëm se vetëm përmes fitores do mund të kualifikohen në fazën “nokaut” nga vendi i parë.

Sheriff Tiraspol: Athanasiadis, Arboleda, Traore, Castaneda, Costanza, Cristiano, Addo, Kolovos, Thill, Dulanto, Bruno.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modriq, Casemiro, Vinicius Jr, Rodrygo, Mendy.

Të gjitha duelet e lartpërmendura nisin nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme