Lajme
ATK për një javë grumbulloi 1 milionë e 157 mijë euro borxhe
Demokracia
16:17 | 15 Nëntor 2022

Share:

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se në një aksion të zhvilluar javën e kaluar ka grumbulluar 1 milion e 157 mijë euro borxhe. Borxhi është mbledhur tek 29 subjekte të ndryshme biznesore.

“Tek 29 subjekte biznesore javën që shkoj është zhvilluar aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore. Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Në kuadër të këtij aksioni thuhet se ka pasur inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë bërë me ATK-në.

Të ngjashme