Lajme
ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin
Demokracia
20:37 | 08 Maj 2025

Share:

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate, ka kërkuar nga këngëtarët dhe të gjith subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese që ta paguajnë tatimin, sepse është obligim ligjor.

ATK-ja ua ka kujtuar këngëtarëve se sidomos kur sezona e verës pritet të jetë shumë e ngarkuar për ta, mos ta harrojnë obligimin për të paguar tatimin.

E plotë:

THIRRJE PËR KËNGËTARËT PËR TË GJITHA AKTIVITETET MUZIKORE DHE ARTISTIKE GJATË SEZONËS VERORE

Me fillimin e sezonës verore ka rritje të konsiderueshme të aktiviteteve muzikore dhe artistike, andaj njoftojmë të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore.

Pagesa e tatimeve është obligim ligjor.

Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore.

Të ngjashme