Lajme
ATK-ja tregon se sa milionë i ka më shumë të hyra këtë vit
Demokracia
11:58 | 05 Shtator 2022

Share:

Sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), “rendi i mirë i inkasimit të të hyrave ka vazhduar ta karakterizoj edhe muajin gusht, i cili ka shkuar përtej planifikimeve të bëra kështu duke u realizuar 33.4 milion euro më shumë se plani ose 7.4%”.

“Përderisa kjo performancë ngrit të hyrat e përgjithshme në 487.2 milion euro, që nëse ngrehim paralele krahasimi me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, shohim se kemi rritje për 88.5 milion euro apo 22.2%”.

ATK do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj kryesor për mbushjen e arkës së shtetit nga inkasimi i tatimeve të bizneseve”, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme