Lajme
ATK-ja taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI
Demokracia
12:33 | 18 Qershor 2024

Share:

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive, se janë të obliguar për TAXI.

“Administrata Tatimore e Kosovës tanimë ka certifikuar model të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë TAXI, kështu që personat të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive tani mund të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK-ja ka kërkuar nga të gjithë tatimpaguesit të cilët ushtrojnë veprimtarinë TAXI, pra ofrojnë shërbime taksi për pasagjerë, që të fiskalizohen sa më parë me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI, ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi, si dhe Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale (PEF/SF).

“Për t’u fiskalizuar me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI është e nevojshme që të kontaktohen Operatorët Ekonomik të cilët kanë të certifikuar modele të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë TAXI.

Aktivitetet e ATK-së, ndër të tjera do të përqendrohen te tatimpaguesit, të cilët:

Kërkohet të fiskalizohen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI, por që ende nuk janë fiskalizuar me këtë Sistemin Fiskal të veçantë; dhe

Janë të pajisur me Sistemin Fiskal të veçantë për TAXI, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal”, thuhet në njoftimin e ATK-së./teve1.info/

Të ngjashme