Lajme
ATK-ja e Policia me aksion në dy lokacione në Prishtinë, bastiset klinika për transplantimin e flokëve
Demokracia
11:13 | 22 Mars 2022

Share:

Hetuesit tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës, të asistuar nga Policia e Kosovës, dyshohet se janë duke kryer bastisje në klinikën private për transplantimin e flokëve “Vatan Med”.

“Vatan Med” është klinikë private e mjekësisë, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.

Një person nga ordinanca, tha për Ekonomia Online se “Nuk është bastisje, por kontrolle rutinore”.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi tha se dy aksione të hetuesve tatimorë kanë filluar sot në orën 09:00.

“Dy aksione janë duke u zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë, gjatë ditës do të dalim me një komunikate”, tha Bytyqi.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë informata zyrtare për ngjarjen.

Të ngjashme