Lajme
Atiq flet pas betimit: Synimi ynë është normalizimi i gjendjes, do të punojmë për të gjithë qytetarët
Demokracia
11:50 | 19 Maj 2023

Share:

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Eden Atiq pas betimit ka thënë se do të punojë për të gjithë qytetarët e kësaj komune, me qëllim të lehtësimit të jetës së tyre.

Atiq i ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, teksa ka thënë se ka prapa vetes një ekipë shpresëdhënëse.

“Gjithçka është në kudër të ligjit. Rezultati dhe procesi zgjedhor ka shkuar në kuadër të ligjit. Jemi për të gjithë qytetarët. Ky është rezultati, unë vij prej këtij rezultati.

“Do të punojë për të gjithë qytetarët. I ftoj të vijnë të na takojnë e të bashkëpunojmë për të mirën e të gjithëve.

Do të punojmë në një ekipe shumë dinamike e shpresëdhënëse”, tha Atiq.

Ai është pyetur për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, teksa ka thënë se kërkesa e Kuvendit Komunal tashmë është tek MAPL.

“Ne si ekzekutiv qëllimin e kemi tua lehtësojmë jetën qytetarëve, çfarëdo pengese që kanë qytetarët në këtë dimension angazhimin e kemi me i zgjidhë këto probleme”, u shpreh Atiq.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025