Albert Prenkaj
Mesazhet publike të z. O’Brian në Kosovë dhe Serbi ishin të qarta. Por çfarë në të vërtetë do të mund të jetë mesazhi?
Kam përshtyjen se SHBA (O’Brian) dëshiron të amortizoi çfarëdo mundësie edhe më të vogël për eskalim në Kosovë.
Kemi dëshuar diskurs dhe retorikë kinfliktuoze në mes Kryemibistrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë Vuçiq. Situatën zgjedhore me deklatata e Trumpit për Putinin, rrezikun për ndërhyrjen ruse në procesin zgjedhorë; fatiga Sharlemanje e BE-së në luftën ruse në Ukrainë; lëvizjet (provokimet) ushtarake të Kinës në Detin Kinez, që janë provokim direkt në sigurinë e Tajvanit, por edhe tërë rajonit në Lindjen e Largët; eskalimi i konfliktit në Lindjen e Mesme në Liban me mundësi reale për përhapje të mëtejme; cenzusi në Mal të Zi që është tregues i ndikimit masiv rus; tërheqja e qeverisë në Maqedoninë V. nga projekte infrastrukturore evropiane, si dhe rrezikimi i marrëvrshjes së Ohrit, e sjellë O’Brian që të mbajë konfkiktin Kosovë-Serbi protraktive (të zgjatur), duke insistuar në mbajtjen gjallë të dialogut. Së paku deri në konsolidimin e institucioneve të BE-së deri në fund të vitit, dhe përfundimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Për SHBA-në është me interes që të mos ketë veprime të dhunshme dhe provokime në veri të Kosovës nga asnjëra palë, dhe të ketë edhe një round takimesh pa marrë parasyshë rezultatin.
Kërkesa e O’Brian, tashmë e ripërsëritur nga pala amerikane, që statuti i Asociacionit apo Bashkësisë së Komuniteti Serb të Kosovës të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese mund të kuptohet jo vetëm si kërkesë ndaj Kurtit që ti lajë duart si Pontius Pilati, por mendoj se është tërheqje vërejtje edhe përmopozitën në Kosovë, e cila për ngrohje parazgjedhore, përpos që kritikon Kurtin për ngritjen e autonomisë së ofruar për komunitetin serb në Marrëveshjet e vitit 2023 me Vuçiqin, por flet për ndryshimin e statutit të asociscionit/bashkësisë së komukitetit serb, po qe se vjen në pushtet. Mendoj se O’Brian dëshiron të sigurohet që kushdo të jetë në pushtet pas zgjedhjeve të shkirtit 2025 në Kosovës, të mbetet konsistent në vazhdimësinë e marrëveshjeve të arritura gjatë negocimit, përfshirë dhe marrëvrshjen Kurti-Vuçiq (2023).
Viziten e O’Brian mendoj se duhet kundruar më shumë si preventive, që gjatë fushatës së këtyre dirëve në Kosovë të mos të ngritet diskursi konfliktuoz nga të dy palët (Kosovë-Serbi), përfshirë dhr opozizën në Kosovë, e që mund të krijoj hapësirë ndërhyrjeve hibride të Rusisë, e që do të mund të shkaktonte situata të padëshirueshme për trupat amerikane dhe të tjera në kuadër të KFORit. Sepse administratës Biden në përfundim të mandatit nuk i duhet edhe një lajm eventual për eskalim, e që i shkon për shtati ekipit të Trumpit, si dhe politikës së Kremlinit dhe Oborrit të Kuq në Pekin…!
SHBA dhe BE nuk duan të lejojnë luksin që retorika (para) zgjedhore e Kurtit dhe mbajtja lartë e temës nacionaliste serbe e Vuçiqit potencialisht të shkakrojnë eskalim në veri të Kosovës, apo në ndonjë ambijent tjetër në Kosovë.