Lajme
Atentati në Vlorë| Dy viktimat po udhëtonin drejt burgut të Lushnjës, çfarë u gjet në makinë
Demokracia
18:12 | 18 Gusht 2022

Share:

Një atentat i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan, i mori jetën Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos.

Dy viktimat kishin me vete në makinë rroba dhe ushqime të cilat dyshohet se do ia dërgonin në burg Eduart Xhezos, i dënuar me 15 vite burg.

Dyshohet se për vrasjen e tyre u përdorën tre automatikë si edhe një makinë tip “BMW” pa targa, e cila u gjet e djegur disa kilometra më tej. Viktimat lëviznin me makinë të blinduar shpesh në këtë itinerar, por kësaj radhe kishin zgjedhur një makinë normale dhe duket se autorët nuk e kanë humbur si rast. Fillimisht ata i kanë parakaluar dhe më pas kanë qëlluar dhjetra plumba në drejtim të tyre.

Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, për shkak të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019 ku u vra me armë zjarri biznesmeni Arben Beqiraj pas sherrit për një kalë me rojen që paguhej nga Eduart Xhezo.

Të ngjashme