Lajme
Atentat me armë zjarri ndaj një shqiptari në Athinë
Demokracia
08:42 | 16 Korrik 2022

Share:

Një shqiptar ka qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri pak minuta pas orës 22:00 të mbrëmjes të së premtes në zonën e Metaxourgeio, Athinë.

Sipas burimeve policore, një person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur shqiptarin në rrugën 6 Chios.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Kryqit të Kuq dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve atje.

Sipas informacioneve të para, shqiptari është qëlluar me plumb në bark dhe në këmbë, ndërsa organet e Sigurimit po hetojnë shkaqet e sherrit, me të dhënat e para që flasin edhe për mundësi larje hesapesh qe mund të kenë  lidhje me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Ndërkohë policia ka organizuar punë dhe është vënë në kërkim të autorit.

Të ngjashme