Lajme
“Atë që ia tha Kurtit t’ia thotë mikut të tij, Vuçiqit”- Muja eskalon me gjuhë fyese ndaj Edi Ramës
Demokracia
19:12 | 02 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me Kosovën.

Muja, në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar ndër të tjera edhe një deklaratë të kryeministrit Rama i cili në një moment tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po bën lojën e Kremlinit.

Muja tregoi disa arsye se përse nuk është Kosova por Serbia ajo që po ndjek politikën e Kremlinit ndërsa shtoi se kryeministri Rama këtë duhet t’ia thotë Aleksandër Vuçiq meqë vitet e fundit ka pasur raporte shumë të mira me të.

“Politika e Kremlinit manifeston në esencë, e para përdorimi i aseteve, apo resurseve ekonomike për militarizim, e dyta është “gaslighting”, i anëtarëve më të vegjël të cilët aspirojnë për demokraci dhe integrim në Europë dhe e treta është autokracia dhe oligarkia. Këto reflektojnë atë botëkuptimin e Kremilinit.

Kosova është viktimë e njërës prej këtyre, ne jemi subjekt i “gaslighting”, ne nuk kemi asnjë mëdyshje sa i takon integrimit në Bashkimin Europian, këtë mëdyshje e ka Serbia, ne nuk kemi asnjë mëdyshje sa i takon stilit tonë të jetesës dhe demokracisë këto mëdyshje i ka shoqëria serbe.

Kjo e Ramës është një deklaratë e pamatur e më tepër këtë duhet t’ia thoshte Vuçiçit me të cilin zoti Rama ka pasur raporte shumë të mira kohët e fundit. Nuk ekziston asnjë mëdyshje në Bashkimin Europian se Kosova është shoqëri pro evropiane”, tha Armend Muja.

 

Të ngjashme