Lajme
“Atë e njoh”, deputeti Rrustemi publikon pamje: Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist
Demokracia
13:36 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Deputeti i VV-së Adnan Rrustemi, ka publikuar pamje nga një takim i Presidentit serb Aleksander Vuçiq me disa serbë, që po i shprehnin shqetësimet e tyre për politikat në Kosovë.

“Atë e njoh”, kishte thënë Vuçiq për personin me nofkën “Mami”. Sipas Rrustemit ky është edhe një fakt se Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që morën pjesë në sulmin e Banjskës.

E plotë:

Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrefehesin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami’’.

Në videon më poshtë shihni momentin pasi flet ‘’Mami’’ (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiq i kërkon të prezentohet. Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, thotë Vuçiq. Çka tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë.

‘’Mami’’ përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Të ngjashme