ShowBiz
Atdheu “i vendosë” Xhulit kurorën: E kemi lënë të sqarohemi jashtë, nuk ia kthej kurrizin (FOTO)
Demokracia
21:07 | 10 Shkurt 2023

Share:

Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Atdhe Xharavina duket të jetë mjaft aktiv në mediat sociale që pas daljes së tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.

Madje, për të shuar kureshtjen e publikut dhe atyre që po e kryqëzojnë Xhulin se “ka gabuar” duke filluar lidhjen me Atdheun, ky i fundit e ka postuar një imazh të banores, dhe jo vetëm.

Në fotografinë ku shihet Xhuli, Atdheu ka vendosur edhe një ‘emoji’ me kurorë, ndërsa në një postim pasues ai ka shpjeguar disa detaje në lidhje me njohjen që i dhanë fund brenda aventurës televizive.

“Njerëz kuptojeni mirë mesazhin që po jap, me Xhulin e kemi lënë të takohemi jashtë e t’i flasim gjërat jashtë dhe ashtu do të ngelet. Por, nuk ia kthej kurrë kurrizin dikujt që kam ngrënë bukë nga dora e saj”, ka shkruar ai pos tjerash.

Kujtojmë, se Atdheu është i eliminuari i fundit nga formatit televiziv Big Brother VIP Kosova.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024