Sport
Atalanta kryen punën kundër Young Boys, Gjimshiti luan tërë ndeshjen
Demokracia
21:00 | 29 Shtator 2021

Share:

Atalanta ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Skuadrës italiane nga Bergamo i ka mjaftuar një gol për t’i arkëtuar pikët maksimale kundër Young Boysit të Zvicrës, shkruan Demokracia.com

Pessina ishte autor i golit të vetëm të 90 minutave lojë, pikë këto që e ngritën skuadrën “zikaltër” në vendin e parë në Grupin F.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ishte prezent në fushë për vendasit nga minuta e parë deri në të fundit.

Atalanta është e para në grup me katër pikë, zviceranët ndodhen një pozitë më poshtë me tri pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme