Sport
“Ata jetojnë me futbollin”, futbollisti polak harron incidentet, vlerëson tifozët shqiptarë
Demokracia
22:52 | 13 Tetor 2021

Share:

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” në mes Shqipërisë dhe Polonisë u përcoll me disa incidente.

Polonia triumfoi në Tiranë me rezultat 0-1 me golin e fitores të shënuar në minutën e 79-të, shkruan Demokracia.com.

Po në këtë minutë, kur lojtarët polakë po festonin golin, disa tifozë shqiptarë hodhën dhjetëra shishe në drejtim të tyre.

Pas ndeshjes, shumë lojtarë të Polonisë u shprehën të zhgënjyer mbi këtë sjellje, por i vetmi që i pëlqeu atmosfera ishte Paëel Dawidowicz.

I pyetur nga gazetarët polak rreth sjelljes së tifozëve dhe skandalit, mbrojtësi i Veronës është shprehur: “E dinim që duhej të ktheheshim me fitore dhe duhet të ishim sa më të përqendruar, në mënyrë që të mos na shpërqëndronte askush.

Është kënaqësi që të luash në ndeshje të tilla. Mund të ndiesh atmosferën dhe tifozët. Mendoj se njerëzit atje jetojnë me futbollin. Më ka pëlqyer”, tha futbollisti polak. /Demokracia.com

Të ngjashme