Sport
Astrit Selmani prezantohet zyrtarisht te skuadra izraelite, nënshkruan për dy vite
Demokracia
17:14 | 18 Korrik 2022

Share:

Astrit Selmani është prezantuar te skuadra e tij e re, Hapoel Beer Sheva në Izrael.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka firmosur kontratë trevjeçare me ekipin e ri, ka bërë të ditur klubi.

Selmani te Hapoeli është transferuar nga skuadra e Hammarbyt të Suedisë për një milionë euro.

25-vjeçari këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim për Hammarbyn në 13 ndeshje të luajtura në kampionatin suedez.

Ai te Hammbary qe transferuar në fillim të vitit të shkuar nga Varbergsi.

Selmani gjithashtu ka edhe pesë paraqitje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës. Ai me “Dardanët” pati debutuar në nëntor të vitit të shkuar./Demokracia.com/

Të ngjashme