Hammarby, klubi ku aktivizohet Astrit Selmani është përfshirë në një krizë me virusin COVID-19, shkruan Demokracia.com.
Gjithsej 16 futbollistë dhe pesë anëtarë të stafit teknik të Hammarbyt janë infektuar me virusin korona, shkruan Demokracia.com.
Kështu, kjo situatë do t’i shkaktojë telashe edhe futbollistit shqiptar, Astrit Selmani.
Selmani nuk pritet t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e muajit mars shkaku se e gjithë skuadra është në karantinë.
Futbollistët zyrtarisht do të jenë të vetëizoluar për shtatë ditë.
Selmani ishte në planet e përzgjedhësit Bernard Challandes, por kjo situatë do t’ia pamundësojë debutimin këtë muaj. /Demokracia.com