Lajme
Astrit Gashi: Në skandalin financiar ku u përfshi ambasadori Berishaj janë edhe paratë e mafisë serbe të energjisë
Demokracia
23:44 | 21 Prill 2022

Share:

Analisti Astrit Gashi ka reaguar pasi mediat sllovene kanë publikuar një hulumtim, ku përfshihet edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gashi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në rastin ku po dyshohet përfshirja e ambasadorit Martin Berishaj, sipas tij, janë edhe paratë e mafisë serbe të energjisë, përcjell Demokracia.com.

Sipas analistit Gashi, GEN është pjese kyçe e “mafisë energjetike serbe” të cilën e udhëhoqën Vojin Lazarevic dhe Damir Fazlic.

Postimi i plotë i analistit Astrit Gashi:

GEN eshte pjese kyqe e “mafise energjetike serbe” te cilen e udhehoqen Vojin Lazarevic dhe Damir Fazlic. Ne kete rrjete kane qene te lidhura nje kompani boshnjake si dhe nje fiktive ne Londer.

Kosova dhe jo vetem, vite me radhe ka qene e detyruar te blej rryme nga ta e shantazhuar permes lidhjeve nderkombetare te transmisionit. Nga ky shantazh i eshte ofruar mundesia te lirohet tek pas ndertimit te linjes me Shqiperine.

Per “mafine energjetike” serbe ne Ballkan pata shkruar fillimisht diku ne fillim te 2000’tave ne Koha Ditore. Ishte koha kur reduktimet shkonin 8 me 2 ne favor te territ. Qe nga ajo kohe nuk jam ndalur kurre te shkruaj e flas per pavaresimin energjetik te Kosoves.

Sot po ndihem i lenduar qe edhe nje shqiptar, nje njeri qe e kam konsideruar si te zotin e te mire, nje ambasador i Kosoves, te perfitet ne nje skandal financiar ne Slloveni qe perfshine edhe parat e kesaj firme.

Haram i qofte, nese del madje edhe pjeserisht e vertete!/Demokracia.com/

Të ngjashme