Aston Villa e ka humbur mundësinë për ta rimarr kreun e Premierligës angleze.
Skuadra e drejtuar nga Unay Emery, ka barazuar në shtëpi me Sheffield Unitedin.
Rezultati përfundimtar ishte 1-1.
Dy golat u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.
Ishte skuadra e Sheffield e cila kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Cameron Archer në minutën e 87-të.
Aston Villa shpëtoi nga humbja në minutën e 90+7, kur Nicolo Zaniolo barazoi shifrat në 1-1.
Me këtë barazim, Aston Villa mbetet në vendin e dytë në tabelë, me 39 pikë, aq sa ka edhe Arsenali.
Në anën tjetër, Sheffield United renditet në vendin e parafunditr me vetëm 9 pikë.