Lajme
Asociacioni kërkon nga Qeveria funksionalizimin e web faqeve të komunave
Demokracia
11:00 | 29 Prill 2023

Share:

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës funksionalizimin e web faqeve të komunave.

Përmes një komunikate për medie, AKK-ja ka se nga dje të gjitha dokumentet që janë publikuar në vitin 2022 në këto faqe kanë humbur.

Sipas tyre, ky është një shqetësim i madh për komunat, i cili duhet të mënjanohet sa më shpejt.

“Dje, në mëngjes, nga të gjithë Zyrtarët për Komunikim me Publikun është vërejtur edhe një problem tjetër, ku të gjitha dokumentet, si vendimet e Kuvendit, Kryetarit, dokumentet e prokurimit, strategjitë, konkurset, shpalljet, ftesat për takime publike, ftesat për mbledhje të Kuvendit dhe të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe çdo dokument tjetër që është publikuar gjatë vitit 2022, kanë humbur nga ueb faqet e Komunave. Ky është një shqetësim tejet i madh, pasi që tani është edhe koha e raportimit për Grantin e Performancës për vitin 2022 dhe nuk po dihet se cili dokument është mbetur, e cili është larguar, ku janë qindra dokumente dhe është e pamundur të identifikohen se cilat mungojnë dhe duhet ri publikuar”, është thënë në komunikatë.

Sipas AKK-së në këtë mënyrë komunat po penalizohen në shumë mënyra.

“Komunat janë duke u penalizuar jo vetëm në matjen për Grantin e Performancës nga MAPL-ja, por edhe ne të gjitha matjet e OJQ-ve, nga Auditorët e Jashtëm, mediat dhe në secilin dimension tjetër që ka të bëjë me transparencën komunale. Shqetësimi nuk është vetëm në largimin e dokumenteve për vitin 2022, pasi që është viti i dytë, kur zyrtarët e ngarkuar për publikimin e dokumenteve, kanë tejet vështirësi dhe shumë herë edhe nuk janë funksionale ueb faqet, ndërsa Qeveria asnjë herë nuk është marrë me këtë problem”, është thënë në komunikatë.

Të ngjashme