Lajme
Asociacioni “jo” si parakusht serb për zbatimin e marrëveshjes, sipas Qeverisë së Kosovës
Demokracia
15:07 | 02 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet që të takohen më 14 shtator në Bruskel, kjo pas ftesës së kryediplomatit evropian, Josep Borell. Ndonëse agjenda e takimit nuk është bërë e ditur ende, pala serbe tashmë e disa herë po e thekson Asociacionin si parakusht për zbatimin e marrëveshjes.

Jo më larg se të martën, derisa Ivica Dacic, ministër i Jashtëm serb, e Donika Gërvalla, ministre e Jashtme e Kosovës, u ulën në një panel diskutimi në Bled të Sllovenisë.

Ky i pari, e përmendi Asociacionin para të pranishmëve, duke kërkuar formimin e tij. Dhe, përgjigjen, ia dha emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili po ashtu ishte pjesëmarrës.

“Pika 10 e marrëveshjes sonë thotë që të gjitha marrëveshjes duhet të implementohen plotësisht.” – u shpreh ai.

Qeveria e Kosovës kërkon sekuencim të drejtë e të balancuar

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar për mediat se Kosova kërkon që edhe marrëveshja e edhe aneksi të zbatohen plotësisht dhe pa kushtëzime.

“Ne besojmë që marrëveshja bazike duhet të zbatohet e plotë dhe pa kushtëzime, ndërkaq sekuencimi duhet të jetë i drejtë i balancuar dhe gjithpërfshirës”.

Këto si vlera gjejnë bazë tek vetë Marrëvehsja, e cila edhe tekstualisht flet për pavarësinë e neneve prej njëra tjeterës dhe të cilat duhet të zbatohen pavarësisht njëra-tjetrës.” – u shpreh tutje ai.

ShBA thotë se marrëveshja, nis me formimin e Asociacionit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë disa herë kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për themelimin e Asociacionit.

Para pak kohësh, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, u shpreh se Asociacioni si i tillë do të vendoset në rishikim “parlamentar dhe ligjor”, dhe kjo për një arsye kryesore.

“Që të sigurohet që ajo (Asociacioni) të bëhet i pakthyeshëm dhe pjesë qendrore e normalizim të marrëdhënieve.” – tha ai.

Madje, Escobar deklaroi ShBA-të dhe BE-ja u përkushtuan shumë për arritjen e marrëveshjes. Sipas tij, e njëjta që të bëhet realitet, duhet të fillojë Asociacioni, pra formimi i tij.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë tepër të përqendruara në sigurimin që kjo marrëveshje, për të cilën kemi punuar shumë, të bëhet realitet. Dhe ky realitet – nis me Asociacionin. Kjo – që normalizimi është i qendërzuar në të drejtat e pakicave, veçnaërisht minoritetit serb, në Kosovë. Prandaj është absolutisht kyçe. Andaj, është edhe pritshmëria jonë dhe do të thoja është kërkesa jon që të shkohet para në këtë.” – ishte shprehur ai.

Vlen të theksohet se në takimin e fundit të Nivelit të Lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, më 2 maj, u shpalua draft-Statuti i parë i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, i cili, parë nga pala kosovare, ishte tërësisht e në më se 60 pika, “i pa pranueshëm”.

Kurti e quajti “dëshirë të zjarrtë për Republika Srpska” në Kosovë dhe si të tillë “në themel anti-kushtetues”; ndërsa propozoi një, siç tha ai, “draft-Vizion” të paramenduar simbas modelit kroat për pakicën serbe atje; s’do shumë mend, e papranueshme për Vuçiqin.

Vuçiq, po atë ditë, tha se “e goditëm murin” sa i përket Asociacionit duke folur për atë se çfarë platforme ka ofruar Kurti. Ndërkaq, ndërmjetësit megjithatë, ndonëse vërejten se vizionet e palëve “s’kishin se si të ishin më të kundërta”, e quajtën “hap simbolik” drejt themelimit të Asociacionit.

Të ngjashme