Lajme
Asociacioni i Komunave: Qeveria po cenon pavarësinë financiare të Komunave
Demokracia
18:23 | 16 Nëntor 2022

Share:

Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë se Qeveria e Kosovës gjatë hartimit të Ligjit për Buxhetin e vitit 2023 ka ndërhyrë në pjesën tekstuale të ligjit dhe me këtë cenon pavarësinë financiare të Komunave.

Në njoftimin e ASK-së thuhet se tek neni 9 i Ligjit të Buxhetit 2023, paragrafi 6 është shtuar heshturazi pasusi i fundit “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”.

Në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, bordi kërkon që të hiqet ky pasus, sepse është në kundërshtim me Ligjin e Financave të Pushteti lokal dhe Ligjin e Financave Publike.

Kërkesa e tyre është se Komunat e Kosovës, pavarësinë financiare e kanë të rregulluar dhe kërkojmë që mos të ketë ndërhyrje nga niveli qendror./Demokracia.com/

Të ngjashme