Lajme
Asnjëri nga kandidatët nuk mbledh vota të mjaftueshme për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Demokracia
17:12 | 05 Maj 2022

Share:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nga katër sa janë në garë.

Nga numërimi i votave të deputetëve asnjëri nga ta s’ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kurse kandidati Dukagjin Abdyli është diskualifikuar nga gara pasi ka marrë më së paku vota.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka prezantuar votat nga Komisioni Votues.

“Pas procedurës së fshehtë dhe pas numërimit,  në votim kanë marrë pjesë 102 deputetë, të pavlefshme kanë qenë 4 vota, Etrur Maloku: 47 vota Dukagjin Abdyli: 46 vota Bardh Bokshi : 49 vota, Albert Avdiu: 49vota.  Asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, prandaj përsëritet votimi kurse ai që ka më së paku vota hiqet nga gara dhe vazhdon raundi i dytë me këtë rast Dukagjin Abdyli hiqet nga gara”, tha ai.

Të ngjashme