ShowBiz
Asnjëherë larg artit, Emine Toska: Vazhdoj të jem aktive në muzikë dhe aktrim, nuk mund t’i ndaj njërën nga tjetra
Demokracia
13:17 | 18 Nëntor 2022

Share:

Karriera e saj nisi në aktrim, duke u bërë pjesë e video-kasetave të ndryshme humoristike, gjersa gjatë rrugës Emine Toska u bë edhe këngëtare.

Ajo i ka munguar për një kohë skenës në aktrim, por është gati drejt një rikthimi, pasi së fundmi i është bashkuar serialit Sha je be tu folën.

Aktorja nga Gjilani do të jetë pjesë e një prej episodeve në rolin e magjistares, gjersa në një intervistë për Telegrafin ka treguar se si kanë shkuar xhirimet.

“Mirë, xhirimet po shkojnë shumë mirë. Është dita e parë që u inkuadrova këtu, xhirimet shkuan mirë edhe presim se si do të shkojnë ditët tjera në vijim”, tha ajo.

Eminja thotë se i është rikthyer serialeve, por aktrimin nuk e ka lënë asnjëherë madje vetëm sa e ka përvetësuar atë si profesion.

“Në seriale ka kohë mirëpo nëpër shfaqje dhe filma të shkurtër nuk e kam ndërprerë asnjëherë punën edhe në muzikë, edhe në aktivitetet e mia që i kam zakonisht. Zanatin kush e din e dhe e njeh nuk është vështirë, sepse ti vetëm e ke përvetësuar, e ke përvojën, e kryen punën tënde, detyrën tënde dhe ajo nevojitet”, tha Emine Toska për Telegrafin.

Shumica e njohin atë edhe si këngëtare, ndërkohë që edhe për adhuruesit e muzikës së saj ajo ka sjell diçka të re.

“Edhe në muzikë jam mirë, ka rreth dy muaj që kam lansuar klipin e ri ‘Kalle kalle sonte’. Nga të gjithë adhuruesit e mi është pritur shumë mirë. I falënderoj të gjithë ata që e kanë shpërndarë dhe që e kanë pëlqyer dhe që do ta pëlqejnë, do ta shohin”, thotë aktorja dhe këngëtarja gjilanase për Telegrafin.

E pyetur se kë do të zgjidhte mes aktrimit dhe muzikës, Emine Toska përgjigjet shkurt duke thënë: “Nuk mund t’i ndaj”.

Sa i përket të ardhmes, ajo thotë se do të vazhdojë të punojë në të dy drejtimet, si në aktrim ashtu edhe muzikë që të mos iu mungojë fansave.

“Gjithmonë kualitetin mundohem ta ruaj, kuptohet personazhi – karakteri është karakter, domethënë mishërohen në atë çfarë kërkohet prej meje edhe aq”, përfundoi Emine Toska për Telegrafin.

Ajo do të ketë paraqitjen e radhës në “Sha je be tu folën”, transmetimi i të cilit është çdo të diel në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

 

Të ngjashme