Sport
Asnjë televizion kosovar nuk e transmeton sfidën e rëndësishme të Dritës kundër Antwerp
Demokracia
11:41 | 21 Korrik 2022

Share:

Royal Antwerp dhe Drita sonte e zhvillojnë ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Stadiumi “Bosuistadion” në Belgjikë është vendtakim i parë i sfidës ndërmjet Antwerpit dhe Dritës së Gjilanit, shkruan Demokracia.com.

Belgët janë favorit absolut në këtë përballje, por që Drita ka synim që të shkaktojë befasi.

Këtë sfidë të rëndësishme për nënkampionen e Kosovës asnjë nga televizionet kosovare nuk kanë konfirmuar transmetimin e drejtpërdrejt.

Kjo nuk është hera e parë që televizionet kosovare nuk transmetojnë ekipet tona në arënën ndërkombëtare. Jo shumë ditë më parë, ndeshjen e Ballkanit ndaj La Fioritas në San Marino tifozët dhe futbolldashësit nga Kosova janë detyruar ta ndjekin në uebfaqen e televizionit lokal atje.

Mbetet të shihet nëse klubi belg do ta publikojë ndonjë kanal për transmetimin e ndeshjes.

Ballafaqimi mes Royal Antwerpit dhe Dritës luhet me fillim nga ora 19:00. Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme