Lajme
Asnjë rast i gripit të shpendëve në Kosovë
Demokracia
16:20 | 11 Prill 2022

Share:

Gripi i shpendëve është përhapur në disa zona të Shqipërisë, duke prekur jo vetëm pulat por edhe pelikanët, ndërsa në Kosovë nuk ka ende raste të konfirmuara.

Në liqenin e Prespës janë zbuluar 3 pelikanë të ngordhur nga gripi i shpendëve, ndërsa në ujërat greke të zonës së Prespës janë raportuar mbi 1000 pelikanë të ngordhur.

Sa i përket liqenit të Shkodrës, deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast i gripit të shpendëve te pelikanët. Gripi i shpendëve ka prekur pulat në Shkodër.

Në Kosovë deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me gripin e shpendëve, megjithatë institucionet përkatëse po marrin masa dhe po monitorojnë.

Që prej fillimit të përhapjes së këtij gripi në Durrës, Kosova ka ndaluar importin e pulave, raporton euronews.

Në Shqipëri, prania e gripit të shpendëve është identifikuar në Devoll, Divjakë, Durrës, Vlorë, dhe Prespë.

Të ngjashme