Lajme
Asnjë pacient me COVID-19 në Spitalin e Ferizajt
Demokracia
15:52 | 10 Qershor 2021
Foto Ilustrim

Share:

Në spitalin e Ferizajt nuk është duke u trajtuar asnjë pacient me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) nëpërmjet një njoftimi, shkruan Demokracia.com.

“Pas një kohe të gjatë, Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacient për trajtim me COVID-19. Zë shprese dhe inkurajim për ta vazhduar betejën, e cila nuk fitohet dot pa angazhim e kujdes gjithëshoqëror”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Kujtojmë se sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 11 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një tjetër ka vdekur gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2921423278174459

 

Të ngjashme
Lajme • 29 Maj 2025