Lajme
“Asnjë ministër i qeverisë ‘Rama 3’ nuk është nën hetim”, SPAK i përgjigjet Metës
Demokracia
10:02 | 14 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Asnjë nga 16 ministrat e qeverisë “Rama 3” nuk është i regjistruar si person nën hetim.

Kjo është përgjigja që i ka dhënë SPAK, presidentit Ilir Meta, pas interesimit nga ana e këtij të fundit për ministrat e qeverisë së re.

Të hënën ishte Prokuroria e Përgjithshme që i ktheu një përgjigje interesimit të kreut të shtetit për verifikimin e 16 emrave.

Në përgjigjen e saj, Prokuroria theksoi se asnjë nga emrat e propozuar nga kryeministri i vendit “nuk është i proceduar”, shkruan euronews.al.

Pas formimit të Parlamentit të ri, Presidenti Meta dekretoi Ramën për formimin e qeverisë së re si kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Nëse emrat e listuar për kabinetin e ri qeveritar “Rama 3” do të dekretohen nga Meta, atëherë Parlamenti është organi i fundit, i cili do të thotë fjalën përmes votës.

Të ngjashme