Sport
Asnjë kanal televiziv kosovar nuk do ta transmetojë ndeshjen Buducnost – Llapi!
Demokracia
14:37 | 07 Korrik 2022

Share:

Skuadra e Llapit e nis sonte aventurën në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

“Bardhekaltrit” e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues e luajnë ndaj Buducnostit të Podgoricës, shkruan Demokracia.com.

Takimi i parë mes dy skuadrave zhvillohet sonte në “Gradski Stadion Podgorica” me fillim nga ora 20:00.

Faqja zyrtare e Llapit ka njoftuar se asnjë televizion kosovar nuk do ta transmetojë ndeshjen.

Ajo do mund të ndiqet në kanalin RTCG 2 të Malit të Zi./Demokracia.com/

Të ngjashme