Lajme
Asnjë i vdekur dhe 5 raste të reja me COVID-19
Demokracia
14:55 | 12 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 mijë e 50 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në njoftim thuhet po ashtu se asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19, dhe janë shëruar 6 qytetarë, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë  6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë   260.955 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 132. /Demokracia.com/

Të ngjashme