Lajme
“Asnjë hap pas”, nisin talljet publike me Boiken Abazin
Demokracia
14:22 | 06 Nëntor 2022

Share:

Ish-drejtuesi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi nisi ditën e sotme me një status për situatën në veri të Kosovës. Abazi bëri thirrje që të mbrohet pjesa veriore e vendit. Ai, madje shkroi: “Asnjë hap pas”.

Pas këtij statusi nisën talljet publike me Boiken Abazin.

Sekretari i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, korrigjoi Abazin, duke shkruar se jo vetëm që nuk duhet bërë ndonjë hap pas, por duhet “një hap para”.

Sipas Sherifit duhet shpallur zgjedhjet e parakohshme në komunat e veriut.

“Përkundrazi, jo vetëm që nuk duhet bërë “Asnjë Hap Pas”, por tash, pas dorëheqjes së kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave në veri të Kosovës, koha është për ”Një Hap Para”, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në këto katër komuna të Kosovës! Dhe, pas shpalljes edhe mbajtjen e tyre” – shkroi ai.

Tutje, Sherifi shkroi se erdhi dita që presidentja Osmani me krejt kompetencat t’i dërgojë komunat drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Më në fund ERDHI DITA, që edhe presidentja “historike” e Kosovës Vjosa Osmani, me KREJT kompetencat që ia jep kushtetuta, të dëshmojë se është e gatshme t’i dërgoj ato komuna DREJT zgjedhjeve të parakohshme“- shkruhet në reagimin e Sherifit.

LEXO EDHE:

“Asnjë hap pas”, Boiken Abazi posa zgjohet nga shtrati në Tiranë, blindohet për ta mbrojtur veriun e Kosovës

Të ngjashme