Asnjë element i simboleve shtetërore të Kosovës nuk është përfshirë në logon e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovë- Shqipëri, e cila mbahet sot në Prishtinë.
Në logon e kësaj mbledhjeje të përbashkët është slogani “Të përbashkuar” dhe ku duken vetëm ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, por asnjë element nga simbolet shtetërore të Kosovës nuk është i përfshirë aty.
Logoja përmban shenjën e infinitit, numrin tetë dhe shqiponjën, simbolin kombëtar të shqiptarëve.
Kjo është mbledhja e tetë me radhë e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.
Pas mbledhjes së përbashkët do të ketë konferencë të përbashkët për medie, mes kryeministrit Kurti dhe Rama.