Sport
Asllani, shansi ta shkruajë historinë në Champions
Demokracia
08:28 | 28 Maj 2025

Share:

Finalja e Champions Leagues është shansi i Kristjan Asllanit që të hyjë në histori.

Ai mund të bëhet përfaqësuesi i parë i Shqipërisë që e fiton trofeun më prestigjioz për klube.

Faqja zyrtare e Champions League publikoi listën e futbollistëve, të cilët mund të bëhen të parët nga vendet e tyre që triumfojnë në turneun më të rëndësishëm.

Përkrah Asllanit te Interi janë edhe Mkhitarian nga Armenia, Taremi nga Irani dhe turku Hakan Çalhanoglu.

Te Paris Saint Germain janë ekuadoriani Pacho, koreano-jugori Kang-in Lee dhe marokeni Hakimi.

Një pjesë e këtyre futbollistëve jo vetëm që do të fitojnë, por do të kontribuojnë që shtetet e tyre të figurojnë në palmaresin e fituesve.

Deri më tani, Xherdan Shaqiri ka qenë i vetmi futbollist me origjinë shqiptare që ka fituar Champions.

Këtë e ka realizuar fillimisht me Bayernin në vitin 2013 dhe më pas me Liverpool në 2019-ën, përcjell Klan.

Ai e ka shpalosur me krenari origjinën, ndërsa e përfaqëson Zvicrën.

Tani është rasti i Kristjan Asllanit që të bëjë sërish krenarë të gjithë shqiptarët, duke valëvitur flamurin kuqezi në finalen e 31 Majit në Munich.

 

Të ngjashme