Sport
Asllani pritet të jetë titullar sonte për Interit kundër Bayern Munichut
Demokracia
17:19 | 01 Nëntor 2022

Share:

Kristjan Asllani pritet të jetë titullar sonte në Ligën e Kampionëve për Interit kundër Bayern Munichut.

Bayern Munich dhe Inter do të përballen sonte në “Allianz Arena” në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani është në planet e Inzaghit sonte dhe mediat italiane kanë raportuar se ai do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Si për Bayernin, ashtu edhe për Interin kjo sfidë më shumë luhet për statistika ngase dy ekipet kanë siguruar kalimin e grupit.

Bayern Munich është në vendin e parë me 15 pikë. 10 ka Interi në vendin e dytë./Demokracia.com/

Të ngjashme