Sport
Asllani: Kur isha e vogël më vinte marre të flisja shqip, mendoja se nuk e dija perfekt
Demokracia
20:43 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Futbollistja suedeze me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani ka thënë se në familjen e saj gjithmonë flitet shqip.

Ajo, megjithatë, e ka pranuar, që si e vogël, kishte telashe ta flasë në mënyrë të përsosur gjuhën e nënës e babait dhe për këtë i vinte turp.

“Kur kam qenë më e vogël më vinte marre të flasë, thoja nuk po foli perfekt”, ka thënë ajo në një intervistë për emisionin “Prijmë”.

“E kam ngatërruar ndonjëherë suedishten me shqipen dhe me ka ardhur zor të flasë”.

Asllani ka thënë se prindërit e saj e kanë dërguar në shkollë shqipe në Suedi për ta mësuar më mirë gjuhën e tyre.

“Më është dukur pak e zorshme, a duhem të shkruaj, a po di të flasë…? Tash jam shume e gëzuar edhe krenare që mund të flas shqip”, ka thënë ajo. “Nuk e flas perfekt, por për mua është shumë me rëndësi me ditë se mundem me fol shqip dhe mundem me përdor gjuhen shqipe”.

Të ngjashme