Lajme
‘Askush nuk mund të ndiqet penalisht nëse ka votuar partinë e ndonjë komuniteti tjetër’
Demokracia
22:29 | 24 Shkurt 2021

Share:

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka thënë se nëse argumentohet me prova se është manipuluar në zgjedhje ata persona do të procedohet penalisht.

Pas akuzave të Kryetarit të Partisë Librale Egjitiane, Veton Berishës ndaj Listës Serbe se nëpërmjet një partie të krijuar gjoja se ishte rome manipuluan me vota në zonat e banuara nga ky komunitet, Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se vota është e fshehtë dhe nuk mund të ndiqet penalisht dikush që voton dikë nga një komunitet tjetër.

“Ne nuk mund të ndjekim dikë penalisht vetëm pse ka votuar, pasi e dimë se vota është e fshehtë. Por edhe nëse e dimë se dikush ka votuar ndokënd të komunitetit që nuk përfaqëson, ai nuk mund të ndiqet penalisht për këtë gjë”, deklaroi ai në një emision në Dukagjin, përcjell Demokracia.com

Hasani thotë se në aspektin ligjor është shumë problem të rikuperohen këto vota.

“PZAP dhe Gjykata Supreme vështirë se mund të rikuperojnë diçka. Gjykata Kushtetuese mund të veprojë duke u bazuar në nene të caktuara ku mbrohet e drejta e minoriteteve për t’u përfaqësuar”, deklaroi Hasani.

Kujtojmë se Berisha gjatë javës së kaluar nëpërmjet një komunikate tha se do të pres deri në rezultatet preliminare dhe pas publikimeve të tyre, do të ndërmerr veprime të tjera procedural sipas ligjeve në fuqi për këto padrejtësi kundrejtë komunitetit romë./Demokracia.com

Të ngjashme