Lajme
Askush nga Qeveria s’po i përmend më 4 mijë banesat për çiftet e reja, çka ka ndodhur me to?
Demokracia
18:59 | 23 Shtator 2023

Share:

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në fillim të këtij viti kishte thënë se gjatë vitit 2023 do të filloi projekti i 4 mijë banesave për çiftet e reja.

Por, që nga muaji shkurt askush nuk e ka përmendur këtë projekt, që ishte një nga premtimet më të zëshme të Vetëvendosjes, shkruan Demokracia.com

Kostoja sipas kryeministrit për këtë projekt është 200 milionë euro.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me datë 16 shkurt ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me IFC-në, për banim me kosto të përballueshme si pjesë e grupit të Bankës Botërore, më 1 shkurt 2023 ka prezantuar para ministrit Aliu dhe kabinetit të tij studimet dhe rekomandimet se si mund të zbatohet kjo në Kosovë.”, ishte shprehur Kurti në fillim të këtij viti, por përkundër nënshkrimit të marrëveshjes, deri më tani nuk kemi parë ndonjë veprim në drejtim të këtij projekti./Demokracia.com/

Të ngjashme