Lajme
“Askush mbi ligjin”, Britani e Madhe vendos sanksione ndaj individëve shqiptarë në lidhje me krimin e korrupsionin
Demokracia
15:41 | 21 Korrik 2022

Share:

Ambasada britanike në vendin tonë ka njoftuar se qeveria e Mbretërisë së bashkuar ka ndërrmarrë veprime frenuese ndaj ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara me krimin dhe korrupsionin.

“Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar ndërmori veprime frenuese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara me krimin dhe korrupsionin.

Mesazhi ynë është ky: veprimet tuaja nuk do të kalojnë pa pasoja.

Së bashku me Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin.” -thuhet në postimin e ambasadës britanike në Tiranë. /Top Channel

Të ngjashme