Lajme
ASK tregon shifrën e familjeve që përfituan nga skema e ndihmës sociale
Demokracia
18:27 | 25 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka filluar publikimin e Statistikave të Mirëqenies Sociale në baza mujore.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shkurt 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 811 familje me gjithsej 102 mijë e 333 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 431 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 148 020 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49 mijë e 746 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3 mijë e 506 përfitues, nga skema për pensionet invalidore ishin 69 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës ishin 1 mijë e990 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1 mijë e 233 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 630 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1 725 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 17 mijë e 737 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2 697 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13 mijë e 250 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 37 mijë e 15 përfitues.

Më tej në njoftimin e ASK-së thuhet se janë braktisur katër fëmijë gjatë muajve janar – shkurt 2022.

ASK bën të ditur se bazuar në Planin Vjetor të Statistikave Zyrtare 2022 “Statistikat e Mirëqenies Sociale’’ nga publikimi në baza tremujore do të kalojë në baza mujore dhe do të vazhdojë si publikim i rregullt mujor. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj./Demokracia.com/

Të ngjashme