Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot publikoi indeksin e kostos së ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2022.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3.0% në tremujorin e tretë (TM3) 2022, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2022. Rritje më të madhe kishte te: energjia (46.9%); transporti (10.5%); kostot e tjera (2.2%); materialet (2.0%); makineritë (2.0%); dhe pagat (0.8%).
Ndërkaq, krahasuar TM3 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2021), siç informoi ASK, indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 19.5%. Rritja e indeksit kryesisht u vërejt te: energjia (49.7%); transporti (40.4 %); materialet (20.6%); makineritë (13.3%); kostot e tjera (13.3%); dhe pagat (9.1%).