Sport
Asistimi i bukur i Zymer Bytyqit në fitoren e Konyasporit ndaj Alanyasporit
Demokracia
17:42 | 21 Mars 2021

Share:

Konyaspori e ka fituar një sfidë tejet të vështirë ndaj Alanyasporit në elitën e futbollit turk.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Turqisë, Konyaspori ka fituar me rezultat minimal, 1:0, shkruan Demokracia.com.

Golin e fitores e shënoi Sokol Çikalleshi, derisa asistimin e dhuroi futbollisti nga Kosova, Zymer Bytyqi.

Ndryshe, Bytyqi po vazhdon me formë të lartë në Superligën e Turqisë, por që ende nuk ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes. /Demokracia.com

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1373588013796712448

Të ngjashme