Behar Isma, që në mënyrë të jashtëligjshme vazhdon të jetë zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka marrë nja dy ditë pushim.
E gjatë dy ditëve sa Isma nuk do të jetë në zyrë, përgjigje njerëzve do u kthejë asistentja e tij, Doruntina Xhemajli.
Demokracia.com ka siguruar një e-mail, në të cilin Isma njofton bashkëpunëtorët që gjatë mungesës së tij mund të kontaktojnë me Xhemajlin.
“Përndryshe, unë do të i’u përgjigjem e-maileve tuaja kur të kthehem në zyrë”, ka shkruar Isma, përcjell Demokracia.com.
Në fillim të janarit, Isma i kishte konsumuar dy herë nga gashtë muaj si zëvendësues i sekretarit, sa ia lejon ligji për ushtrimin e detyrës. /Demokracia.com/