Sport
Ashtu siç raportoi Demokracia.com, Trepça ’89 zyrtarizon portierin Ymeri
Demokracia
19:20 | 17 Janar 2023

Share:

Ashtu siç raportoi ekskluzivisht Demokracia.com më 12 janar, portieri Arion Ymeri është zyrtarizuar te Trepça ’89.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit mitrovicas në rrjetet sociale.

“Ymeri bëhet Gardiani më i ri i Minatorëve. Arioni i u bashkohet gjelbërtebardhëve duke përfocuar portën e skuadrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të “Minatorëve”.

Ymeri në të kaluarën ka bërë karrierë edhe te Drenica dhe së fundmi te Gjilani.

Trepça ’89 mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e parafundit (9) me 19 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve të zhvilluara./Demokracia.com/

Të ngjashme