Sport
Ashtu siç raportoi Demokracia.com, Prishtina zyrtarizon ndarjen me Zekën e Haxhon
Demokracia
17:59 | 29 Qershor 2022

Share:

Ashtu siç raportoi ekskluzivisht Demokracia.com gjatë ditës së sotme (e mërkurë), Agim Zeka dhe portieri Eglant Haxho janë larguar nga Prishtina.

FC Prishtina para pak çasteve njoftoi zyrtarisht largimin e kësaj dyshe nga “Fadil Vokrri”, raporton Demokracia.com.

Ekskluzive: Agim Zeka dhe Eglant Haxho, dy largimet e radhës të FC Prishtinës

“Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e FC Prishtinës pasi që me marrëveshje është larguar nga skuadra më e madhe në Kosovë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

“Portieri Eglant Haxho dhe FC Prishtina e kanë ndërprerë edhe zyrtarisht bashkëpunimin. “Gardiani” nga Shqipëria pjesë e Prishtinës është që nga korriku i vitit 2019 duke dhënë kontribut në titullin kampion të fituar në edicionin 2019/20 si dhe trofeun e Superkupës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prishtinës.

Klubi më i trofeshëm i futbollit të Kosovës i ka falënderuar dy lojtarët për kontributin e dhënë.

Sulmuesi i krahut, Agim Zeka iu bashkua ish-kampionëve të vendit në janar të këtij viti kur kaloi nga Drita.

Ndërkohë, “gardiani” shqiptar, Eglant Haxho është pjesë e Prishtinës që nga viti 2019./Demokracia.com/

Të ngjashme