Llapi do të rikthehet për t’i zhvilluar ndeshjet si vendas në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pas një periudhe disa mujore.
Stadiumi në fjalë nuk ishte në dispozicion për klubin “bardhekaltër” për shkak të punimeve për ndërrimin e barit nga artificial në atë natyral, raporton Demokracia.com.
Kur punimet kanë mbaruar dhe është gjithçka gati, Llapi do të luajë për herë të parë këtë edicion në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj Ulpianës në ndeshjen hapëse të stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi zyrtarisht rikthehet në “shtëpi”, në fundjavë e pret Ulpianën në “Zahir Pajaziti”
Demokracia.com raportoi të martën se Llapi do të rikthehet në stadiumin e tyre për të luajtur ndeshjet si nikoqir, pasi i është dhënë “drita jeshile” nga FFK-ja.
Ndërsa raportimi i gazetës u konfirmua në njoftimin e klubit të Ulpianës për këtë sfidë në faqen zyrtare ku figuron se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Gjithashtu, klubi llapjan gjatë ditës së sotme ka publikuar video ku shihen punëtorët e stadiumit teksa kryen punët e fundit, gjegjësisht duke vendosur vijat sipas rregullave të futbollit.
Llapi ndeshjet si vendas në stinorin vjeshtor i ka zhvilluar në stadiumin e Merdares, jo shumë larg Podujevës, por stadium në fjalë nuk gëzonte kushte të mira infrastrukturore./Demokracia.com/