Sport
Ashtu siç raportoi Demokracia.com, Egzon Qerimi largohet nga Ulpiana
Demokracia
11:20 | 16 Qershor 2022

Share:

Egzon Qerimi i ka dhënë fund aventurës së tij te klubi nga Lipjani, Ulpiana.

Qerimi që e barti shiritin e kapitenit te Ulpiana edicionin e fundit ka njoftuar largimin e tij nga klubi lipjanas, raporton Demokracia.com.

Mesfushori përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me klubin “bardhekaltër” teksa e ka cilësuar rrugëtim të bukur aventurën te Ulpiana.

Përmes këtij postimi dua te ju njoftoj se më nuk do të jem pjesë e KF Ulpiana. Dua të falënderoj të gjithë që më ndihmuan në këtë rrugëtim të bukur, Presidentin Abedin Salihu, trajnerët që punova gjatë kësaj kohe, Prof. Sami Sermaxhaj, trajnerin Fadil Ademi, si dhe prof. Edlir Tetova dhe të gjithë ndihmësit”, shkroi Qerimi në rrjetin social.

Demokracia.com raportoi më 9 qershor se Ulpiana mund ta humbasë kapitenin e saj, Egzon Qerimin.

Ulpiana mund të mbetet pa kapitenin e saj, Qerimi ka në tavolinë oferta nga Superliga e Kosovës

Siç bëjnë të ditur burimet e portalit, ai ka marrë dy oferta nga klubet që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar.

Qerimi edicionin e fundit ishte ndër futbollistët më të vlerësuar te Ulpiana. Pesë gola dhe pesë asistime ishte bilanci i tij me fanellën “bardhekaltër”./Demokracia.com/

Të ngjashme