Sport
Ashtu siç raportoi Demokracia.com, dalin pamjet e supergolit të Arbnor Ramadanit te Gjilani
Demokracia
22:46 | 27 Korrik 2022

Share:

Demokracia.com gjatë mbrëmjes së sotme raportoi ekskluzivisht se Gjilani e ka fituar miqësoren ndaj Fushë Kosovës me golat e Arbnor Ramadanit, ish-futbollistit të Llapit që ende nuk është zyrtarizuar nga klubi.

“Kuqebardhët” triumfuan 3:1 ndaj “Pampurave” në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndonëse faqja zyrtare e SC Gjilanit nuk ka njoftuar për golashënuesit, Demokracia.com mori vesh se dy nga ta i ka realizuar mesfushori Arbnor Ramadani, futbollisti i cili është bashkuar me ekipin, derisa mungon vetëm zyrtarizimi i tij.

Ekskluzive: Gjilani fiton miqësoren me golat e Arbnor Ramadanit, futbollistit që ende nuk është zyrtarizuar

Pamjet e njërit nga dy golave të realizuar nga futbollisti gjilanas i ka publikuar Gazeta Enigma. Në pamjet e publikuara shihet një gol fantastik i mesfushorit nga një distancë jo e afërt.

Zyrtarizimi i Arbnor Ramadanit te Gjilani është çështje kohe, derisa edhe detajet e prezantimit të tij kanë përfunduar./Demokracia.com/

Të ngjashme