Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka publikuar një fotografi, në të cilën shihen katër kalorës, e të cilëve deputeti i LDK-së ua ka dhënë epitetin e “kalorës të Qeverisë-kalorës të apokalipsit”.
Quni në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se i pari ka paralajmëruar luftë, i dyti terr, i treti sëmundje dhe i fundit kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës.
“Kalorësit e Qeverisë si kalorësit e apokalipsit; I pari paralajmëroi luftë. I dyti terr. I treti sëmundje e epidemi. I fundit na kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës. Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë”, ka shkruar Quni.
Postimi i plotë:
Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.
Kalorësit e Qeverisë si kalorësit e apokalipsit
I pari paralajmëroi luftë.
I dyti terr.
I treti sëmundje e epidemi.
I fundit na kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës.
Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.
Në horizont do të shohim vetëm pluhurin mbrapa tyre, e ne, prapë do të ngrihemi.