Bashkimi Evropian ka intensifikuar ndihmat e saj për Ukrainën ndaj agresorit rus, duke vendosur kështu që të dërgojë armë dhe ndihma tjera.
Kjo është duke u bërë për herë të parë në histori të BE-së, sa i përket vendeve të treta.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se janë duke e rritur mbështetjen për Ukrainën, transmeton Demokracia.com.
“Ne jemi duke rritur mbështetjen tonë për Ukrainën. Për herë të parë, BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve në një vend të sulmuar. Ne gjithashtu po forcojmë sanksionet tona kundër Kremlinit. Së pari, ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për avionët në pronësi ruse, të regjistruara ruse ose të kontrolluara nga Rusia. Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së. Përfshirë avionët privatë të oligarkëve. Së dyti, ne do të ndalojmë makinën mediatike të Kremlinit në BE. Kompanitë shtetërore Russia Today dhe Sputnik dhe filialet e tyre, nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit. Ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë. Së treti, ne do të synojmë agresorin tjetër në këtë luftë, regjimin e Lukashenkos, me një paketë të re sanksionesh, duke goditur sektorët e tyre më të rëndësishëm. Të gjitha këto masa vijnë në krye të paketës së fortë të paraqitur dje, të rënë dakord nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Von der Leyen.
Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës./Demokracia.com/
We are stepping up our support for Ukraine.
For the first time, the EU will finance the purchase and delivery of weapons and equipment to a country under attack.
We are also strengthening our sanctions against the Kremlin.
https://t.co/qEBICNxYa1— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 27, 2022